Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Miss Universe Albania” / Cindy Marina, volejbollistja që rrëmbeu kurorën e bukurisë (video)

20:45 / June 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cindy Marina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e së premtes, më datë 7 Qershor është organizuar eventi i përvitshëm i bukurisë, “Miss Universe Albania”. Mes spektaklit dhe konkurrimit të 19 bukurosheve shqiptare, kurorën e më të bukurës e fitoi Cindy Marina, 21-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka lindur në Çikago të Amerikës dhe është volejbolliste. Ajo është pjesë e ekipit të Kombëtares së Volejbollit shqiptar për femra që prej vitit 2016. Cindy do të ketë mundësi të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2019 në Korenë e Jugut. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku foli për emocionet e këtij konkursi.


Cindy

“Kjo eksperiencë është nga ata që nuk harrohen kurrë dhe që mund t’i përjetosh vetëm një herë në jetë. E kam shijuar shumë dhe kam bërë më të mirën. Ka pasur shumë konkurrente dhe gara ka qenë e fortë. Kur dëgjova të thirrej emri im si fituese, u ndjeva shumë mirë dhe qava pak. Tre vitet e fundit unë kam ardhur shpesh në Shqipëri me Kombëtaren e Volejbollit Shqiptar. Këtë vit kisha dëshirë të provoja “Miss Universe Albania”. E kam shijuar eksperiencën dhe dola fituese. “Miss Universe Albania” është një mënyrë shumë e mirë për të marrë zë për gjërat për të cilat dëshiron të flasësh. E mendova si mënyrë të mirë për të folur për Shqipërinë dhe rininë. Kam parë vende të ndryshme dhe është gjë shumë e bukur. Shqipëria ka vajzat më të bukura në botë. Në Nëntor do të marr pjesë në konkursin e “Miss Universe” në Korenë e Jugut, nuk kam qenë ndonjëherë atje dhe mezi po pres”, tha Miss-i, Sindi Marina./tvklan.al


bukuroshja Cindy Cindy Marina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.