Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Misteri i vdekjes së 4 turistëve, Prokuroria e Përgjithshme i dërgon informacion Ambasadës Ruse

16:58 / November 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasada ruse turiste
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë informacion të shkurtër Ambasadës së Rusisë në vendin tonë lidhur me humbjen e jetës së 4 turistëve në një hotel, në Qerret të Kavajës.

Ndonëse në të nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e vdekjes, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një informacion zyrës diplomatike lidhur me veprimet hetimore deri në këtë fazë.

Një pjesë e ekspertimeve kërkojnë dhe asistencën ndërkombëtare, ndërsa këtë javë pritet dhe kryerja e eksperimentit hetimor. Prokurorët, në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit publik, do të rikrijojnë të njëjtën situatë që ishte në resort më 15 tetor, duke hedhur sërish klor në pishinën e brendshme të hotelit.

Pas kësaj, do të merret sërish një provë ajri dhe uji të pishinës, për të konfirmuar apo hequr të gjitha dyshimet në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë.

Nga ana tjetër, mjekësia ligjore ende nuk ka nxjerrë një raport paraprak, ndërsa ushqimet që ata kanë përdorur nuk janë ekzaminuar, pasi ISUV tha se nuk ka kompetencë ligjore në ekzaminimin e tyre.

Ndërkohë, në Institutin e Policisë Shkencore janë dërguar dy celularë të fikur, të cilët nuk janë hapur dot dhe do të dërgohen drejt Izraelit për të parë komunikimet e fundit që kanë pasur turistët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026

Mat–Klos, 15 këshilltarë pro bashkimit: “Historia, kultura dhe lidhjet na bashkojnë”

19:50 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.