Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Misteri i zhdukjes së 2 vëllezërve shqiptarë që u nisën drejt Italisë 25 vite më parë

19:24 / May 10, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Majlinda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme dhe tepër të trishtë të familjes së Majlindës. Ajo jeton në Londër, por përmes një lidhje Skype rrëfeu dhimbjen që familja e saj po përjeton që nga viti 1995.

Dy vëllezërit e saj u nisën për të shkuar në Itali, por që nga ai moment nuk kanë më asnjë informacion prej tyre.

I vetmi lajm është mbytja e një skafi në Vlorë, në po të njëjtën datë që ata ishin nisur. Nuk e dinë se çfarë ka ndodhur dhe nëse 2 vëllezërit e saj ishin apo jo në atë skaf. Kjo enigmë i ka shoqëruar prej vitesh dhe malli për ta ka mbuluar me dhimbje zemrën dhe jetën e tyre.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë jeni ju?

Majlinda: Familja ime përbëhej nga 12 anëtarë, 2 prindërit, 3 vëllezërit dhe 7 motra ishim, se një ka vdekur.

Ardit Gjebrea: Njëri nga vëllezërit kishte shkuar në Itali dhe priste 2 vëllezërit e tjerë?

Majlinda: Po! U nisën në 28 Nëntor të 1995.

Ardit Gjebrea: Nga u nisën?

Majlinda: Vëllezërit do niseshin me traget nga Durrësi.

Ardit Gjebrea: Por?

Majlinda: Një shok, gjasme do u jepte pasaporta dhe do niseshin me traget, ai punonte kuzhinier në traget, bënte linjën Durrës-Bari. Ikën atje. Në datën 2 Dhjetor, një koleg i babit tim, se babi im punonte mësues në atë kohë, një koleg i kishte thënë kam dëgjuar sot në radio, se në 6 të mëngjesit është mbytur një skaf në Vlorë me 30 vetë, 6 kishin shpëtuar. Edhe atë ditë në fshatin tonë dhe në shkollën ku punonte babi bëhej një tubim, i vihej shkollës emri dhe po e festonim dhe babi mbante fjalimin, unë isha edukatore. Shikoja babin që i dridheshin duart kur po lexonte fjalimin, thashë çfarë ka babi se ai..

Ardit Gjebrea: Nuk impresionohej?

Majlinda: Jo! Edhe kur u kthyem në shtëpi në 5 pasdite, shikoj mamin duke qarë në një cep të divanit aty dhe i them çfarë ke. Thotë nuk kam gjë, pastaj babi thotë hapeni televizorin tek lajmet dhe shikoni mirë se do japë pasaportat, se kanë gjetur pasaportat e atyre që kanë shpëtuar, mos janë çunat tanë. Nuk dallojmë asgjë. Edhe babi flet me vëllain e vet dhe nisen për në Durrës. Takojnë atë djalin që do i niste dhe ai i thotë që në 30 Nëntor ditën e enjte, në orën 2 unë jam ndarë me ata, janë nisur për në Vlorë, sepse unë kam përcjellë dy të tjerë më ato pasaporta dhe duan 1 javë që këto të kthehen dhe t’ju nis ju të dyve.

Ardit Gjebrea: Ata nuk pritën dhe shkuan në Vlorë?

Majlinda: Pastaj këta nisen nga Durrësi për në Vlorë, takojnë drejtorin e portit të Vlorës dhe i thotë babit që është nisur vetëm një skaf me 30 veta në 30 Nëntor. Kur takon disa të tjerë dhe i thonë që këtu nisen shumë skafe, se është bregdeti i gjatë nuk niset vetëm një. Pas një jave kthehet në shtëpi, i mërzitur mos e pyet, më keq nuk bëhet.

Ardit Gjebrea: Vëllezërit ishin të martuar?

Majlinda: Vëllai i madh ishte beqar, vëllai i dytë ka lënë nusen më një vajzë 7 muajshe në atë kohë, vajza bën 25 vjeç.

Ardit Gjebrea: Imagjino çfarë situate ka kalur kunata jote!

Majlinda: Shumë të vëshirë, nuk fliste fare, vetëm qante. Shumë grua e fortë dhe e ka pritur vëllain tim dhe nuk ka pranuar të martohet, edhe sot jeton dhe thotë jam nusja e Artan Xetanit.

Ardit Gjebrea: 25 vite? Nuk ka asnjë lajm?

Majlinda: 25 vite dhe asnjë lajm, vetëm ankth, pritje, trishtim, mall, nuk di si ta shpjegoj.

Ardit Gjebrea: Si e përjetuat ju Majlinda këtë në familje?

Majlinda: E përjetuam shumë keq. Mami siç është nëna për fëmijën, ishin dy, jo një, është ndryshe kur vdes nga një sëmundje, aksident, kur e di nga se i ka ardhur vdekja, kur e di ku e ka varrin dhe shkon e qan atje sipër varrit. Kjo enigmë na ka shkatërruar të gjithëve Ardit, si ata që kanë ikur në botën tjetër, edhe ne që jemi gjysmë njerësish.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Krimi i rëndë në Kosovë/ Dyshohet se 25-vjeçarja shtatzënë u qëllua nga bashkëshorti, në spital mbërriti pa shenja jete

10:55 / August 24, 2026

Aksident me Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy të lënduar

10:01 / August 24, 2026

Kokainë drejt Durrësit, arrestohen “mushkat”/ Operacioni në Tiranë, dy të arrestuar, do transportonin drogën në qytetin bregdetar

16:48 / August 23, 2026

Krimi i dyfishtë që tronditi Athinën/ 50-vjeçari shqiptar ishte i martuar dhe baba i një fëmije, gruaja e Allmuçës: Nuk dija asgjë për lidhjen

14:21 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.