Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mit’hat Havari: “Rrumin e njihja dhe unë”, shkelje flagrante mbajtja e dosjeve në makinë

22:25 / November 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Havari M
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Havari tha se përsa u përket dosjeve të gjetura në makinën e Ndojas, kjo gjë  hedh dyshime mbi përfshirjen e prokurorit në ngjarje dhe persona me precedentë, pasi ligji i ndalon një prokurori të marrë dosjet në shtëpi.

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari, u shpreh se prokurori Arjan Ndoja ka qenë në shkelje flagrante të ligjit që në momentin që shoqërohej me persona me preçedentë penël, duke përmendur këtu Land Muharremin, që ndryshe njihet si “Rrumi”.

I ftuar në “Repolitix”, Havari tha se përsa u përket dosjeve të gjetura në makinën e Ndojas, kjo gjë  hedh dyshime mbi përfshirjen e prokurorit në ngjarje dhe persona me precedentë, pasi ligji i ndalon një prokurori të marrë dosjet në shtëpi. “Që në momentin që një prokuror shoqërohet me persona me preçedentë penalë, gjithçka mbyllet këtu. I gjithë shteti ju nënshtrua një djali të ri nga Durrësi. Nuk e dinte Ndoja se kush ishte ‘Rrumi’? Po atë e di un që jam qytetar i thjeshtë, e njoh dhe unë kush është, nuk e dika një prokuror!

Dhe dosjet, ndalohet marrja e dosjes me vetë në shtëpi. Dosja e ka vendin në zyrë, në kasafortë. Prokurori mund të shkojë të punojë jashtë orarit, por jo t’i marrë me vete në shtëpi,”- u shpreh Mit’hat Havari.

Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë. Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

dosjet mithat havari rrumin e njihja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.