Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur sot gjatë një interviste për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, nga autoritetet shqiptare.
Ndërsa e konsideroi të papranueshëm arrestimin e Belerit, ai paralajmëroi se ky vendim do të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhëniet greko-shqiptare nëse Tirana nuk ndryshon qëndrim.
“Unë shkova si kryeministër para disa kohësh në Himarë dhe theksova se Greqia do të ndihmojë minoritetin etnik. Shqipëria duhet ta dijë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës, nuk do të toleroj qëndrime të tilla në kurriz të minoritetit tonë etnik”, theksoi ai.