Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mitsotakis ikën në Ankara ditën e vizitës së Ramës në Athinë

09:35 / May 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1702991369xrama mitsotakis 628 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama pritet të niset pasditen e së shtunës drejt Greqisë për vizitën që do të mbajë më 12 Maj me emigrantët shqiptarë në Athinë. Vizita e tij shkaktoi reagime të shumta nga palët greke por jo vetëm.

Mësohet se Rama do të niset drejt Athinës me charter privat mbrëmjen e së shtunës për t’u takuar më pas me emigrantët të dielën në orën 11. Mësohet se takimi do të hapet me një koncert ku do të jenë të ftuar këngëtarë shqiptarë.

Një ditë më parë, Mitsotakis e ka cilësuar vizitën e Ramës si të panevojshme, ndërsa u shpreh se ai nuk është një i ftuar i qeverisë, por gjithsesi ata nuk e ndalojnë dot vizitën e tij.

Duket se vizita e Ramës nuk është fort e rëndësishme për homologun e tij, thënë kjo nga fakti se Mitsotakis nuk do të jetë në Athinë në datë 12 Maj.

Sias mediave turke ai do të udhëtojë të dielën drejt Ankarasë ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin turk Erdogan, më 13 Maj.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan konfirmoi të hënën se kryeministri Kyriakos Mitsotakis i Greqisë fqinje do të vizitojë Turqinë më 13 maj. Vizita u njoftua tashmë nga Mitsotakis dhe pason një vizitë në Athinë nga Erdogan në dhjetor. Megjithëse ndajnë një histori dhe trashëgimi kulturore, të dy vendet në anët e kundërta të detit Egje kanë qenë armiqësore ndaj njëri-tjetrit në të kaluarën lidhur me një numër çështjesh, kryesisht ndarjen e ujërave territoriale dhe politikat lidhur me ishullin, çështje që pritet të diskutohet mes Mitsotakis dhe Erdogan”,- thuhet në artikull.

Nuk dihet nëse takimi i Mitsotakis është rastësor në të njëjtën datë me vizitën e Ramës drejt Athinës, por kjo koincidencë nuk ka kaluar pa u komentuar nga vetë grekët.

mitsotakis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.