Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mjaft u ankuat në kafene”, Paloka: Protestoni të shtunën para se të merrni rrugët e emigrimit

08:47 / November 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka i bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, kjo jo për PD-në, por për veten e tyre. Teksa ka renditur disa arsyse pse do të bëhet kjo protestë, Paloka nënvizon dhe i bën thirrje shqiptarëve, që të dalin në protestë përpara se të marrin rrugët e emigrimit. “Protesto nëse nuk do që të trajtohesh si skllav nga qënie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele që qëndrojnë në krye të shtetit me votën që ta kanë vjedhur ose blerë për një copë bukë e tani kerkojnë të të marrin gjithçka që të ka mbetur”.

Postimi i plotë

Dil nesër e protesto! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” në facebook. Protesto përpara se të mendosh të largohesh. Ky është vendi ynë dhe këtu do rrisim fëmijët tanë. Nuk ka nevojë të protestosh për politikanët. Protesto për vete e për fëmijët e tu.

Protesto për vjedhjen, dhunimin e poshtrimin që kjo qeveri të bën çdo ditë! Protesto kundër padrejtesive e arrogancës. Protesto kundër një qeverie e një kryeministri që jo vetëm të vjedh për luksin e tij personal, po pasi të vjedh e të dhunon edhe tallet e kërkon të të poshtrojë.

Protesto përpara se te të vijnë tek dera për të të shembur shtëpinë apo biznesin; përpara se të biesh viktimë e krimit apo e policisë së krimit; përpara se fëmijët e tu të mbetur pa shkollë e pa punë të marrin rrugët e emigrimit.

Protesto nëse nuk do që të trajtohesh si skllav nga qënie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele që qëndrojnë në krye të shtetit me votën që ta kanë vjedhur ose blerë për një copë bukë e tani kerkojnë të të marrin gjithçka që të ka mbetur! Protesto nesër më 12 nëntor, ora 16.00. Protesto…

edi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.