Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjaltë, shegë e limon, shurupi më i mirë për imunitetin

09:10 / December 6, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shurupp 750x500
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjithë mbështetjen e mundshme që të përballojë me sukses sfidat dimërore siç janë gripi dhe e ftohura.

Mbështetja për sistemin imunitar mund të tingëllojë si një mision i vështirë, por nuk ka përse të jetë i tillë. Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mund t’i gjeni krejt lehtë nëpër frutat dhe perimet e stinës.

Bëhet fjalë për kombinimin fuqiplotë të shegës, mjaltit, xhenxhefilit dhe limonit në një shurup të vetëm. Të jemi të qartë, ky shurup nuk bën dot magji nëse ju ushqeheni gjithë kohës me produkte të përpunuara dhe të shpejta. Shurupi i mëposhtëm duhet të jetë një pjesë thelbësore e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Përbërësit:
100 ml lëng shege
120 gramë mjaltë,
5 ml lëng xhenxhefili
55 ml lëng limoni.

Përgatitja:
Shtrydheni shegën dhe limonin.
Lëngjet hidhini në një kavanoz.
Grini xhenxhefilin dhe grimcat e tij hidhini në një napë.
Shtrydheni lëngun dhe hidheni në kavanoz.
Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjitha lëngjet mirë.
Shurupi është gati.

Këtë kurë mund ta shfrytëzoni në çdo stinë, ose të paktën dy herë në vit.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.