Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjekët paralajmërojnë dorëheqje masive, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut në kolaps

17:31 / September 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjeket Maqedoni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infermieret në Klinikën infektive paralajmërojnë dorëheqje masive. Nga shoqata e motrave Medicinale thanë se kriza e pandemisë është vetëm “maja e ajsbergut”, siç u shprehën, e padrejtësive të bëra ndaj tyre. Infermieret ankohen se janë të ngarkuar me punë në repartet spitalore dhe me orare të tejzgjatura pa asnjë përfitim shtesë.

Nga Shoqata e motrave medicinale kërkojnë që të miratohet ligji për të rregulluar veprimtarinë e tyre. Në kushte të tilla, shumë gjëra bëhen nga infermierët dhe reputacioni i këtij profesioni është shkatërrohet plotësisht, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e kësaj Shoqate. Ajo alarmon se shumica prej infermiereve janë duke kompletuar dokumentet dhe duke bërë valixhet gati për largim drejt vendet e Evropës Perëndimore.

“Kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm tani në një kohë pandemie, ky është një problem dekada i vjetër. Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me një largime edhe më të madhe. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre- deklaroi Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermiereve.

Ministri Filipçe beson se stresi dhe lodhja e shtuar janë arsyeja e mosmarrëveshjes në këtë spital. Ai fillimisht tha se këtyre tri infermiereve ua kanë dhënë pushimin vjetor, në mënyrë që të bëhet riformulimi i orareve të punës. Por, sipas tij, zgjidhja afatgjate do të bëhen përmes kornizave ligjore.

 “Jo, absolutisht nuk pajtohem se janë të degraduara në asnjë mënyrë! Përkatësisht, investimet tona e demantojnë këtë. Ne jemi të vetëdijshëm se sa janë të rëndësishme në sistemin tonë, ndihmuam në formimin e të Odës së motrave medicinale, për herë të parë në vendin tonë. Atje kanë filluar të bëjnë një regjistër dhe pas saj licencimin e të gjitha infermierëve, të cilat punojnë në vendin tonë- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Të gjitha këto reagime erdhën pasi që Infermierja kryesore dhe dy motra të tjera medicinale dhanë dorëheqje nga Klinika Infektive në Shkup. Filipçe zhvilloi dy takime të ndara me infermieret në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje në prag të valës së re të vjeshtës me virusin korona./ Alsat m

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026

Shefi i CIA-s paralajmëroi kundër sulmeve ndaj vendeve të NATO-s? Moska mohon raportimet e mediave amerikane: Materiale me histori tmerri

17:13 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.