Seanca e jashtëzakonshme parlamentare nisi me kontrolle të rrepta të deputetëve të cilët iu rikthyen sallës së seancave pas një mungese prej 40 ditësh.
Në derën e Parlamentit ishin të vendosur mjekë që kontrollonin secilin prej deputetëve që hynin në sallë.
Disa prej tyre i kishin marrë vetë masat, duke u pajisur me maska dhe dorashka.
Ndërsa të tjerët u pajisën me mjete mbrojtëse nga mjekët.
Gjithashtu secilit prej deputetëve iu mat temperatura me termometër përpara se të futeshin në seancë.
