Mjekja psikiatre Alma Hasalami e ftuar në ABC e mëngjesit është shprehur kundër vendosjes me detyrim të maskave. Sipas saj duke thithur për kohë të gjatë dioksidin e karbonit që nxjerr vetë me frymëmarrjen favorizon zhvillimin e mykut.
“Ne nuk kemi asnjë informacion shkencor mbi COVID. Jemi akoma në ngrirje. Unë nuk jam shumë dakord në mënyrën se si po e përjetojmë pandeminë me masa diktatoriale. Frika ul imunitetin e njeriut, për pasojë shton rrezikun e infektimit.
Unë nuk jam për mbajtjen e maskës. Jo gjithë ditën, se thithim dioksidin e karbonit që çlirojmë, kur nxjerrim jashtë frymën. Sipas meje, COVID-19 është myk dhe mund të shërohet me duhan. Unë kam patur kolegë që e kanë kaluar me duhan, ata që ishin duhanpirës e kaluan më shpejt”.