Doktoresha Ardiana Gjini, specialiste e shëndetit publik në Londër tha se fillimi i vaksinimit kundër COVID është një ndër lajmet më të mira që kemi pasur ndër vite.
“Është një lajm mahinitës që një vaksinë e suksesshme u zhvillua dhe jemi të lumtur që Britania do të fillojë e para vaksinimin.
Komiteti që merret me strategjinë e vaksinimit ka bërë listën e personave prioritarë për tu vaksinuar. Numëri është i kufizuar, filimisht janë 800 mijë doza që do të nisin me vaksinimin e të moshuarve në azile e më tej mjekët e personat mbi 80 vjeç”, tha ajo për Euro News.