Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjekja tregon vendimin e vështirë: Zgjodha t’i shërbej të gjithë qytetarëve. Zot na jep kurajo!

17:43 / March 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mejkja kamzesMjekja e Qendrës Shëndetësorë të Kamzës, Elisabeta Musta ka ndarë më publikun një mesazh inkurajues për bluzat e bardha për të qëndruar në krye të detyrës dhe t’u shërbejnë qytetarëve.

Elisabeta Musta shkruan se pas vendimit të qeverisë që njëri nga prindërit të kujdeset për fëmijët, ka qenë në dileme për të zgjedhur mes profesionit dhe djalit të saj Xhimi.

Por ajo shkruan se ka zgjedhur t’u shërbej të gjithë fëmijëve dhe qytetarëve, të cilët presion çdo ditë me ankth përgjigjen nëse janë apo jo të prekur nga koronavirusi.

“Sot një VKM urdhëron që një nga prindërit të kujdeset për fëmijët në shtëpi.

Edhe unë kam Xhimin, i cili pret me ankth kur kthehem nga turni pa turn i Ambulancës së Kamzës, në këtë emergjencë të madhe kombëtare. Por sot dilema është shumë e madhe .. e vështirë…të zgjedh me zemër, pra të jem nënë, të kujdesem për birin tim, sikurse çdo nënë po pret të bëjë në këto ditë të rënda?

Apo të zgjedh të punoj, e të kujdesem për dhjetra fëmijë dhe nëna të tyre, për dhjetra të rinj e të reja, që presin me ankth çdo orë jashtë dyerve ,për të marrë qoftë dhe një fjalë si garanci se janë mirë, me shpresën e ” të qenit të paprekur nga virusi”.

Dhe janë ato momente që ti zgjedh brenda çastit…. sa një jetë…

Dhe vendos, pa asnjë grimcë dileme, ti kushtohesh fëmijëve të vendit tënd, atyre që kanë nevojë për ty, sepse mes tyre është Xhimi im, është djali yt… është vajza jote.. sepse fëmijët janë drita e bardhë shpirtit tonë.

Në fund të fundit ky është profesoni i mjekut, infermierit, bluzave të bardha, ku në themel është betimi i lashtë I Hipokratit me dritën që ndriçon dhe shtyn përpara humanizmin me shpresë dhe besim . Zot na jep kurajo e forcë gjithë kolegëve gra e burra t’ia dalim mbanë për Shqipërinë tonë”, shkruan mjekia Elisabeta Musta.

kurajo Mjekja qytetarëve tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Protesta e qytetarëve dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë, Rama: S’është provokim, kjo është jeta demokratike

13:49 / June 12, 2026

Costa mesazh qytetarëve shqiptarë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

11:26 / May 9, 2026

Shtohen rastet me alergji, mjekja: Mund të na prek në çdo moshë, çfarë duhet të kemi parasysh

22:59 / April 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.