Këtë të martë në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet edhe për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale 2023.
Këto ditë emri i mjekut Alimehmeti është përfolur si kandidatë e opozitës, por Meta tha se ai nuk ka përgjegjësi për emrat, pasi synon vetëm këshillat bashkiakë. Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh edhe se iniciativa e kryeministrit Rama për amnistinë fiskale, favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase.
“Është e qartë se kjo tentavitë nuk synon të amnistojë kursimet e shqiptarëve. Por synon të fusë në sistemin bankar, qindra milion euro evasion. Janë provuar 180 mln euro evasion fiskal deri tani me përfaqësues të kësaj force politike. Janë shumë të tjera që do të konfirmohen në të ardhmen. Kjo nismë synon ti pastrojë këto vepra një herë e përgjithmonë. Do dëmtonte biznesin e ndershëm. Dhe meqë erdhën te kushtet e vështira, një shqetësim tjetër i FMN-së ishte marrja e masave për t’u mbrojtur shtresat më në nevojë“, tha Meta.
