Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat e studimit: Sputnik V më e efektshme ndaj Omicron se Pfizer

08:42 / January 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka publikua një studim të dy institucioneve kërkimore në Itali dhe në Rusi sipas të cilave vaksina rusë Sputnik V, është më e efektshme ndaj Omicron se Pfizer. Mjeku shkruan në rrjetet sociale se studiuesit vunë re se gjashtë muaj pas vaksinimit 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron, ndërsa vetëm 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron. Gjithnjë duke iu referuar studimit ai thotë se në krahasim me Pfizer, Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total. “Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron! Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze: Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi). Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se: Gjashtë muaj pas vaksinimit: 74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron. 56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron. Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte: 8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt 21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer. Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer: Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total; Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve”, shkruan mjeku. Më tej mjeku Alimehmeti zbardhe edhe disa të dhëna nga Përfundimet e autorëve. “Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demontrojnë fare neutralizim”, nënvizoi Alimehmeti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.