Dita e sotme regjistroi rastet më të shumta pozitiv me Covid-19 në vendin tonë. Gjithsesi, mjeku Erion Dasho pretendon se numrat fshihen nga Ministria e Shëndetësisë dhe se në një spital koronavirus ka pasur 12 vdekje.
Madje, ai shton se në këtë listë nuk gjenden kolegët e tij, mjekët.
“Duke bërë tre muaj karantinë, virusi u mbajt i fjetur për tre muaj. Nga qershori deri tani ka pasur vetëm shtim të rasteve. Shqipëria u rrit në qershor, kur Italia, Spanja dhe Gjermania thuajse ishin zeruar. Gjatë këtyre muajve, Shqipëria ishte ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë. Vetëm me statistikat që nxjerr MSH, Shqipëria e ka vdekshmërinë 2.6 përqind, kurse Gjermania dhe Italia e kanë shumë më të vogël.
Më tej mjeku shtoi se kolegët e tij që kanë ndërruar jetë nuk janë futur në listën e Ministrisë.
“Kjo vjen për shkak se trajtimi është në nivele skandaloze. Një personi të trajtuar në familje, fatura i shkon 11 mijë euro. Vetëm në një spital Covid ka pasur 12 vdekje. Tamponi i nxjerr negativ sepse vijnë vonë në spital. Zyrtarisht ky person deklarohet i vdekur për arsye të tjera. Kemi kolegë mjekë që kanë vdekur. Asnjëri nuk u përfshi në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë,” tha ai në Syri Tv.