Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mjeku Gent Stroni: Gratë duhet të bëjnë vaksinën para se të hyjnë në shtatzëni

23:10 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent stroni 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gent Stroni mjek infeksionist, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, në lidhje me shtimin e rasteve me covid-19. Mjeku ka apeluar për vaksinim me dozën e tretë, duke shtuar se efektet që lë pas Covidi janë afatgjata.

Ai u shpreh se gratë duhet të vaksinohen përpara se të jenë shtatzëna, megjithatë deklaroi se nuk ka shpresa që një përqindje e madhe e qytetarëve të marrin dozën e tretë, pasi sipas tij jemi një shoqëri që priremi drejt konspiracionit.

“Pikëpyetja nuk qëndron tek antitrupat, por nëse e kalojnë keq çdo bëjnë me jetën e tyre dhe ç’pasoja do të sjellë kjo herë. Në këto vite kemi parë që pasojat janë të gjata.

Nëse do përmendim prekje të sistemit nervor qendror, harrojnë, kanë probleme me ankthin, gjumin, panikun, probleme me sistemin endokrin, tiroidet, pankreasin, janë probleme që nuk i parashikojmë dot.

Dëmtimet që lë janë të mëdha. Edhe vaksina ka pasur efekte por kanë qenë të vogla. Thuhet se do vijnë tabletat anti covid, mund të ulin fillimisht ngarkesën virale por nuk e zgjidhin përfundimisht çështjen, në dorë kemi vetëm këtë lloj arme.

Shumë veta marrin përsipër… folëm për kulturën qytetare. Tek ne nuk do të ndodhë pavarësisht sensibilizimit, nuk do mundet të vaksinojmë një numër të lartë të qytetarëve. Njerëzit janë të prirur të shkojnë drejtë konspirancionin. Nëse kuptojnë që kovidi lë pasoja, atëherë të mbrojnë veten.

Shumë pyesin për shtatëzëninë. Shoh gra shtatëzëna që e pohojnë se nuk kanë bërë vaksina dhe janë infektuar tani. Edhe vaksina nuk na mbron 100 përqind por nuk na çon në spital, ose mundëson ta kalojmë më butë.

Gratë duhet të bëjnë vaksinën para se të hyjnë në shtatzëni. Studimet nuk tregojnë që sjell probleme në gjene. Ideja qëndron që kur e kalon në shtatëzëni nëna ka probleme. Por fetusi? Nuk e dimë. Nëpërmjet vaksinimit paraprak ke bërë detyrën tënde”, u shpreh ai.

grate shtatezani vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.