Ekspertja Silva Bino në takimin e kryeministri Edi Rama me komitetin e ekspertëve tha se do të bëhet një ritrajnim i ekipit të hetimit dhe gjurmimit epidemologjik për COVID-19.
Teksa tha se testimet janë trefishuar në këto javë të fundit, znj. Bino foli dhe për përfshirjen e mjekut të familjes në ekpin e hetimit dhe gjurmimit, i cili do të japë ndihmesën e tij në gjetjen e kontakteve.
“Duke qenë se bie niveli i përhaojes së virusit atëherë rastet duhet të gjenden në mënyrë aktive. Kjo është arsyeja që ne po përdorim disa metodika të reja të gjetjes së rasteve, duke përfshirë dhe mjekune familjes të integruar bashkë me shërbimet e shëndetit publik. Nga ana tjetër ne kemi përforcuar edhe shërbimin e gjurmimit të kontakteve duke e ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik por dhe mjekun e familjes që do të bashkëpunojnë në lidhje me gjetjen e knitakteve në kohë reale gjë e cila është shumë e rëndësishme në këtë moment”, tha Bino
Bino tha se në zonat e gjelbëra nuk ka pasur asnjë të infektuar me koronavirus dhe se transmetim të virusit ka në Tiranë dhe Krujë.
