Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku “i fiksuar” përdorte spermën e tij në vend të dhuruesit, ka 49 fëmijë

14:04 / April 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhurime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

sh drejtori i një banke sperme në Hollandë, që vdiq në 2017, është babi biologjik i 49 fëmijëve të lindur me farëzim artificial. Lajmin e bën të ditur Defence for Children, një organizatë që përfaqëson prindërit dhe fëmijët të përfshirë në këtë skandal. Jan Karbaat, mjek dhe ish drejtor i një klinike për fertilizime, dyshohet që ka përdorur spermën e tij në vend të asaj të dhuruesve të zgjedhur nga familjet.

Konfirmimi vjen nga testet e Adn

-Rezultatet e një sërë testesh Adn-je të realizuara në një spital në Nimega ‘kanë konfirmuar që 49 fëmijët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Karbaat, ka sqaruar organizata në një komunikatë për shtyp. ’Rezultatet konfirmojnë dyshimin e rëndë që Karbaat përdorte spermën e tij në klinikë’, vazhdon njoftimi. Skandali është zbuluar rreth muajit shkurt kur një gjykatë holandeze ka urdhëruar që Adn-ja e Karbaat të vihej në dispozicion të prindërve dhe fëmijëve të tyre.

Pranimi para vdekjes

Përpara se të vdiste në moshën 89 vjeçare, vetë Jan Karbaat kishte pranuar që kishte rreth 60 fëmijë, gjatë periudhës që kishte punuar në klinikën, që duhet t’i mbyllte dyert e saj në 2009, pas disa praktikave të dyshimta. Grupi i fëmijëve të dyshuar si të Karbaat dhe i familjeve të tyre kishin kërkuar një aksion ligjor për të pasur Adn e mjekut. Avokatët e tyre kishin denoncuar mospërputhje mes disa prej këtyre fëmijëve dhe dhuruesit e tyre të supozuar.

Për shembull djali i një gruaje kishte lindur me sy të kaltër, pavarësisht se nëna kishte zgjedhur një dhurues me sy të kaftë. Në disa raste të tjera, fëmija ngjante me Kaarbat si dy pika uji.

Gjykatësit: Është e drejta e çdokujt për të ditur origjinën e tij’-‘Avokatët e familjes së Karbaat kanë tentuar me të gjitha mënyrat që të ruhet e drejta e privatësisë së klientit të tyre. Por gjykatësit kanë vendosur që bëhej fjalë për ‘një të drejtë themelore për të kuptuar se nga vjen një person. Është një çështje identiteti dhe ndihmon çdo njeri të formojë personalitetin e tij’. ‘Vendimi i gjykatësve për të autorizuar një test atësie i ka vënë të drejtat e fëmijëve përpara atyre të Karbaat dhe familjes së tij’, ka komentuar Lara De Witte e Deference fot Children. Tani pas shumë vitesh paqartësi këta fëmijë mund të mbyllin kapitullin dhe të fillojnë të pranojnë faktin që janë pasardhës të Karbaat’, ka shtuar ajo.

49 femije dhuruesit mjeku sperma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026

Lamallari apel qytetarëve: Zjarrvënia është krim, jo pakujdesi! Dënime deri në 15 vite burg

11:58 / July 10, 2026

Ibrahimaj për Rilindjen Urbane 2.0: Zhvillimi i qyteteve ka sjellë më shumë ekonomi

11:54 / July 10, 2026

Tirana gati për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen dhe linjat e transportit që do të funksionojnë

11:51 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.