Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku i njohur nga Britania tregon nëse duhet bërë doza e katërt e vaksinës

11:04 / January 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baki1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dr. Baki Ejupi, mjek pranë Shërbimit Kombëtar Spitalor britanik, shprehet se varianti Omicron nuk është kaq i rrezikshëm sa në fillim. Duke iu referuar situatës në Angli, me rritjen e përqindjes së të vaksinuarve dhe të të infektuarve me Omicron, Dr. Ejupi tha gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, se në muajt e ardhshëm do të kemi kaluar në endemi.

“Shifrat kanë filluar të bien. Një numër i caktuar faktorësh ka sjellë një situatë ku Omicron nuk është më rreziku që ishte para disa javësh. Ne kemi prirë në pandemi me shumë statistika dhe Evropa ka ngecur për deri në katër javë, në kuptim të rritjes së numrit. E kemi arritur pikun të parët dhe besohet se ajo më e keqja ka kaluar për Omicron. Përderisa nuk kemi ndonjë varianti tjetër që bëhet me interes besojmë se ky është fillimi i fundit.

Është e pamundur të eliminojmë mundësinë e varianteve të reja edhe pse nuk dëgjojmë për variante të reja. Mutacionet ndodhin gjithë kohës por po shpresojmë se nuk do të ketë mutacion sikur Delta apo Omicron. Përderisa ka infeksion në popullatë, virusi lëviz, por shpresa është se nuk do të kemi një variant të kemi që të paraqesë rrezik për popullatën si variantet e tjera dhe të kulmojë në numra të mëdha.”, tha ai.

Duke iu referuar institucioneve shëndetësore britanike, Dr. Ejupi shtoi se deri më tani është vlerësuar se nuk është e nevojshme marrja e dozës së katërt të vaksinës.

“Nuk e dimë përgjigjen ende por po besojmë se deri nga pranvera do të kthehemi në normalitet, do të jetojmë në endemi, do të jetojmë me virusin. Nëse do të jepet doza e katërt apo jo, agjencia për shëndetësinë publike, deri më tani ka vlerësuar se doza e katërt nuk nevojitet por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndryshojë dhe se do të kemi përfshirjen e Covidit në vaksinimin vjetor krahas me virusin sezonal. Në pranverë do të largohen të gjitha masat nëse numri i infeksioneve shkon me këtë trend në mënyrë që popullatat dhe ekonomia të munden të zhvillohen.”, theksoi mjeku.

A do të ketë një lehtësim masash? “E vetmja masë që ka mbetur e detyrueshme është vendosja e maskave në publik. Por masat të tjera do të lehtësohen. Besoj në javët e ardhshme dhe kjo mund të afektojë dhe udhëtimet brenda dhe jashtë. Ka gjasa që dhe këshillimi në kuptim të izolimit pas infeksionit të ndryshojë. Tani ka rënë në 5 ditë, personi mund të dalë nga izolimi në ditën e 6 nëse ka një test negativ.

Kjo do të lehtësohet dhe do të zëvendësohet me një lloj udhëzimi se si njerëzit duhet të sillen nëse janë infektuar në varësi të pasqyrës klinike të sëmundjes.”, shtoi mjeku. Dr. Ejupi u ndal gjithashtu dhe tek situata në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai parashikoi se në javët e ardhshme do të ulet numri i të infektuarve që do të sjellë dhe lehtësim të masave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.