Mjeku infeksionist, Emdond Puca tha se situata me pacientët e infektuar me koronavirus është shumë më pozitive se sa disa ditë më parë.
Në lidhje me vaksinën e tuberkulozit dhe efektit të saj për shërimin e koronavirusit, Puca tha se nuk ka studime përfundimtare.
“Kjo është një lidhje interesante ditët e fundit që ka dalë në disa hipoteza. OBSH nuk është se bën një lidhje të tillë, ajo nuk është e promovon bërjen e vaksinës së tuberkulozit për parandalimin e pandemisë së koronavirusit. Nuk ka një studim përfundimtar se kjo mund të ketë efekt. Do kishim dëshirë ta besonim që rritja e temperaturës ndikon në uljen e rasteve, por nuk është diçka përfundimtare.
Nëse do të bazohemi mbi disa shpjegime, është më mirë përdorimi i paracatomolit se sa i ibrufenit. Është e vështirë për ta thënë se kur do të marrim frymë lirisht, epidimeologët kanë pikëpamje të ndryshme. Do ishte mirë që të mbyllej para pushimeve verore, por shumë gjëra mbeten në pikëpyetje”.
Për mjekun, duke parë shtrirjen e pandemisë, kurba e infeksioneve ka kaluar, ndërsa pohon se nuk ka krahasim situata në vendin tonë me Spanjën apo Italinë.
“Duke parë kurbën që është aktulisht mendoj se e kemi kaluar kurbën e pandemisë. Ne nuk mund të krahasojmë veten me Italinë dhe Spanjën sepse problematikat e tyre kanë qenë shumë të larta në krahasim me ne. Klasifikohemi si një shtet me prekje relativisht të ulet dhe shpresojmë që të mos krahasohemi me vende të tjera. Sistemi shëndetësor në shtetet e mësipërme është për t’u vlerësuar, por pas kësaj situate mbase duhet diskutuar. Mbasa ishin të papërgatitur dhe mbase nuk e vlerësuan këtë pandemi”, tha ai për Fax News.
