KreuLajmeMjeku infeksionist Tritan Kalo: Rrini në shtëpi, mund të keni vështirësi ekonomike,...

Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Rrini në shtëpi, mund të keni vështirësi ekonomike, por jeta është me e çmuar

Mjeku infeksionist,Tritan Kalo ka përsëritur edhe një herë lutjen drejtuar shqiptarëve për të qëndruar në shtëpi. Kjo lutje shkon edhe për ata që janë në vështirësi ekonomike, duke theksuar se është i vetëdijshëm për këtë fakt, por mbi të gjitha jeta e njeriut është me e çmuar.

Një falenderim për bluzat e bardha, por pa harruar policinë, e cila është në terren çdo ditë për të monitoruar zbatimin e masave.

“Kurdoherë me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona….mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin….E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka….kjo ëndërr e keqe me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet tua rikthej….Dita nis për së mbari me dy infermierët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për t’ju shërbyer të sëmurëve tanë….kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-19, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….Së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguro, ndaj ju lutem, na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. Vetndërgjegjësohuni”, shkruan Kalo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img