Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku Isuf Kalo apel drejtuar të sëmurëve me diabet: Këshillat që duhet të keni parasysh

15:42 / March 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
isuf kalo 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo/

Në periudhën kur edhe vendi ynë është tashmë i përfshirë në pandeminë vrastare të koronavirusit një nga kontingjentët më lehtë të prekur dhe potencialisht më të rrezikuar nga ana shëndetësore prej tij jeni ju veçanërisht ata më të moshuar ndër jush, me sëmundje të tjera shoqëruese dhe aktualisht me çrregullim të ekuilibrit te diabetit.

Paniku, ankthi, izolimi në shtëpi, çrregullimet e dietës e kufizimet jo të zakonshme dhe atmosfera stresante e jetës në kuadrin e masave të domosdoshme kundra kësaj fatkeqësie mund që të kontribuojnë në përkeqësimin e Diabetit dhe të dëmtojnë imunitetin e organizmit tuaj në kundërvënien ndaj virusit.

Në këtë kontekst si një ndër specialistët veteran në trajtimin e kësaj sëmundje ju bëj apel ti përkushtoni kujdes të veçantë, zbatimit rigoroz me zell si kurrë ndonjëherë tjetër, udhëzimeve dhe mjekimeve që ju kanë dhënë kolegët endokrinolog në të gjithë territorin e vendit.

Mos hezitoni t’i kontaktoni ata ose mjekun tuaj të familjes për t’ju ndihmuar të arrini ekuilibrimin e dëshiruar të sëmundjes si një nga masat paraprake të forcimit të organizmit në përballje me virusin.

Jam i sigurt që ata do të jenë në dispozicionin tuaj nën shembullin frymëzues të kolegëve tanë infeksionist që po luftojnë në frontin e parë me coronavirusin, këtë përbindësh mikroskopik të ri.

Rini gjatë kësaj periudhe të vet izoluar në shtëpi…Pini ujë shpesh edhe pa patur etje, Kryeni lëvizje brenda banesës apo në shkallët brenda pallatit dhe kontrolloni sipas udhëzimeve me aparatet që dispononi nivelin e sheqerit në gjak.

Është plotësisht e mundur që Diabeti të stabilizohet në nivelet e dëshiruara . Ne do të jemi të përkushtuar krahë jush .

Në se gjatë periudhës së vetizolimit çdo njeri nga ju do të ketë ndonjë çështje a problemë për të sqaruar mund pa ngurim të konsultohet në telefon edhe direkt me mua në numrat ;069 20 62 005,- 068 208 99 11 ose 067 20 67 453. Coronavirusin do e mposhtim së bashku. Me siguri

Faleminderit paraprakisht për besimin dhe bashkëpunimin

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.