Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Kalo: Jo vetëm COVID-10, por dhe infeksionet stinore. Ja çfarë duhet të kemi kujdes

09:20 / September 28, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tritan Kalo mjek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook thotë se vjeshta sjell krahas rizgjimit të infeksioneve me COVID-19 edhe virozat e stinës që në shfaqjen klinike janë të ngjashme me koronavirusin.

“Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjenizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej Sars-Cov2/Covid-19, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve”, thotë mjeku Kalo.

POSTIMI I DOKTOR KALOS

KOHË KOVIDIANE…..28.09.2020 e në vijim…..KUJTESË sidomos për rastet me PCR/Teste negative përgjatë sfidës me “flamën mbarëbotërore”…..VJESHTA që sapo ka trokitur si duhet në dyert tona, bart me vete jo vetëm një tendencë rizgjimi të rasteve të infeksioneve nga Sars-Cov2/Covid-19, POR së bashku me to shtohen në qarkullim edhe Infeksione të shumta Virale stinore, që në shfaqjen e tyre klinike janë të përngjashme mes tyre si dhe me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19…. Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike, shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik, tendenca në ulje që po vërehet në lidhje me përkujdesin individual, distancimin fizik si dhe higjenizimin e mjedisit tonë ndaj rrezikut prej Sars-Cov2/Covid-19, dashur pa dashur do të ndikojnë në shtimin e këtyre rasteve…. Periudha kohore tipike e këtyre Infeksioneve virale stinore është ajo midis Tetorit dhe Prillit….DUHET t’a kemi të qartë se janë infeksione të cilat PREKIN të gjitha moshat duke u përhapur lehtazi mes tyre, POR që fatmirsisht në pjesën më të madhe të tyre ato NUKU janë të rënda në manifestimet klinike si dhe në ndërlikimet që ato japin….Infeksionet virale stinore shoqërohen ose 1- me prekjen e vijave respiratore/të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarjes, ose 2- me prekje të traktit tretës/rrugës së kalimit, përpunimit e përthithjes së ushqimeve të ndryshme…1- Infeksionet virale stinore respiratore shkaktohen prej viruseve te Gripit si dhe rreth 200 viruseve të tjerë shkaktarë të katareve respiratore, apo të rrufës sikundër ato njihen nga popullata. Midis tyre janë edhe katër koronaviruse jo Sars-Cov2, të cilat qarkullojnë mes nesh që prej vitit 1962….Fillimi i simptomave vërehet pak ditë pas rënies në kontakt me këto viruse, dhe simptomat më të shpeshta të një infeksioni grip-ngjasues janë: temperatura e lartë e shoqëruar ose jo me ethe, teshtitjet, gërvishjet apo dhimbjet e fytit, dhimbje të përgjithshme trupore, dhimbjet e kokës dhe këputshmëria/lodhja……Përhapja e këtyre infeksioneve prej të sëmurit te individët e tjerë ndodh direkt nëpërmjet spërklave, por edhe nga prekja e objekteve të ndryshme sepse këto spërkla njëkohësisht ndotin edhe sipërfaqet e ndryshme si dorëzat e dyerve, bankat e shkollës, lodrat e fëmijëve, tastierat e kompjuterave, telefonat, etj….Shërimi është i shpejtë për 4 – 7 ditë, me përjashtim të personave me sëmundje kronike dhe lëndime imnunitare, në të cilët ecurija e sëmundjes mundet të zgjatet, të rëndohet dhe të shoqërohet me ndërlikime parësore nga këto viruse ose nga mikroorganizmat bakterialë që mbivendosen në të tilla raste….|Janë pikërisht këta persona të grupeve të riskut si dhe personeli i përkujdesit shendetësor, ata/ato të cilëvë u këshillohet me përparësi Vaksinimi i hershëm përkundrejt gripit…. Trajtimi me Antibiotikë është i justifikueshëm vetëm NËSE dyshohen mbinfeksione bakteriorë, ose edhe prekje direkte prej tyre të rrugëve të frymëmmarjes. Janë mjekët ata që e përcaktojnë një gjë të tillë dhe vetmjekimi NUKU këshillohet në asnjë rast….2- Gastroenteritet virale stinore të shpeshta përgjatë këtyre muajve shkaktohen kryesisht nga rotaviruset dhe noroviruset….Infeksionet gastroenteritike virale stinore përhapen nga një indvid në tjetrin prej duarve të tyre të palara, por edhe përmes ushqimeve ose ujit të ndotur prej këtyre viruseve….Shënjat klinike të noroviruseve përfshijnë: fillimin e beftë të të vjellave, diarrhesë së ujëshme, krampeve abdominale, dhimbje koke dhe ethe. Të vjellat vërehen më shumë te fëmijët. Personat pa sëmundje kronike ose lëndime immunitare shërohen brënda 24 – 60 orëve….Shënjat klinike të infeksioneve nga rotaviruset përfshijnë diarrhenë, të vjellat dhe dhimbjet e barkut. Shumica e përsonave pa sëmundje bashkëshoqëruese shërohen brënda 3 – 8 ditëve….Fëmijët nën dy vjeç mundet të kenë diarrhea severe, çka e bën të nevojëshme edhe mjekimin spitalor të tyre….NUKU është asnjëherë e pa dobishme përkujdesi ndaj higjenës ushqimore e asaj vetjake, kolektive dhe të mjedisve ku jetojmë, shkollohemi si dhe punojmë…VJESHTË e DIMËR “jo të ashpër” miq, kolegë dhe bashkëkombas…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.