Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri pasi një psikiatër i burgut ka helmuar qëllimisht me tortë kolegët e tij. Mediat e huaja kanë raportuar se ai ka shpuar edhe gomat e makinave të tyre. Mësohet se ky i fundit ishte me origjinë serbe.
Tortë kanë konsumuar 10 persona nga të cilët 8 kanë pasur simpotoma ku katër prej tyre kishin probleme serioze. Fillimisht sipas mjekëve është dyshuar se janë me koronavirus po analizat kanë dhënë rezultate të kundërta.
“Gjithsej 10 punëtorë hëngrën tortën, dhe tetë ose nëntë kishin simptoma. Katër kishin probleme serioze. Në fillim, të gjithë menduan për Corona virusin, por vetëm pas disa ditësh torta u bë e dyshimtë”, shkruajnë media austriake.
