Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mjeku Shaban Isedisha shpallet “Qytetar Nderi i Matit”, kryebashkiaku Malaj: Profesionist i përkushtuar ndaj të gjithëve

13:46 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
334038897 532700195430159 8614183531987911995 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Spitali bashkiak Mat njoftoi sot se është ndarë nga jeta mjekut anestezist-reanimator Shaban Isedisha.

“Mbi 35 vjet shërbim e punë e palodhur pranë pacientëve, duke ju ofruar ndihmë mjekësore, shpresë, besim e kurajo për të triumfuar mbi sëmundjen. Ai do të jetojë në mendjet e zemrat e qindra pacientëve, të kolegëve, familjarëve e mbarë komunitetit matjan”, shkruajnë bluzat e bardha të Matit. Këshilli Bashkiak Mat, në një mbledhje jashtë radhe e shpalli mjekun e njohur “Qytetar Nderi” me 15 vota pro dhe asnjë kundër.

Këshilltarët që morën fjalën vlerësuan kontributin e madh që ka dhënë mjeku Shaban Isedisha për fushën e shëndetësisë.

 “Për kontributin e lartë humanitar dhe profesional në fushën e mjekësisë, si anestezist-reanimator pranë spitalit bashkiak Mat, si prind shembullor, koleg i nderuar, si model i qytetarit të ndershëm e korrekt, duke pasqyruar vlera të larta morale e shoqërore në trevën e Matit”, thuhet në motivacionin e titullit të nderit.

Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe miqve, kryebashkiaku Agron Malaj ka vlerësuar mjekun e njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

“Ndahet nga jeta mjeku i mirënjohur Shaban Sali Isedisha. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë komunitetit që e njohu dhe e respektoi për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj të gjithëve”, nënvizon Malaj.

334038897 532700195430159 8614183531987911995 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.