Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mjeku Tritan Kalo apel qytetarëve: Mos e ulni shkallën e ndërgjegjësimit ndaj Covid 19

09:57 / May 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tritan kalo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se COVID-19 është ende mes nesh dhe se qytetarët duhet të bëjnë kujdes maksimal për të ulur rrezikun e infeksionit.

“Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…:”, shprehet ndër të tjera ai. Teksa kujton trajtimin e qindra të sëmurëve në QSUT dhe kohën kur nisi studimet e mjekësisë, bashkë me disa kolegë, me të cilët shërben sot tek Infektivi, Kalo thekson se “FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë”.

Reagimi i plotë:

13.05.2020….Jemi në ditën e 66-të pas shtrimeve të para të të sëmurëve të prekur nga Sars-Coc2/Covid-19, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së “Nënë Tereza”, ose sikundër njihet ai edhe me kodin Covid-1….Janë trajtuar aty deri më tash me qindra të sëmurë, me profesionalizmin, përkujdesin dhe përkushtimin maksimal të një EKIPI të tërë: mjekësh kliniçistë, imazheristë, infermerësh, farmacistësh, sanitaresh, barrelistësh dhe shërbimet mbështetëse të Administratës, koordinatoret si dhe pa haruar mbështetjen për çdo çast të punonjësve të rendit….Ndodhemi në oborrin e pasëm të Shërbimit në një bisedë mes kolegësh duke pritur fillimin e mbledhjes së mëngjesit, të drejtuar nga Dr. Najada Çomo Shefja e Shërbimit…..

Me mjeken e rojes Dr. Ermira Muça (Mino), me mjeket Esmeralda Meta dhe Migena Qato, me Dr. Pëllumb Piperon me të cilin kemi shkelur së bashku në këtë oborr më 1.09.1976, ditën e parë të fillimit të Studimeve në Fakultetin e Mjeksisë, me kryeinfermjerët e pa përtuar Suzana Sinakolli të Urgjencës apo Igli Draçellari të Shërbimit Ambulator, etj….FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë…..Ju duam dhe ju respektojmë të gjithë juve BASHKËKOMBASIT tanë….Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.