Mjeku i njohur Tritan Kalo ka festuar ditën e sotme 66 vjetorin e lindjes.

Kolegë e miq, i kanë dedikuar mjekut dhurata të shumta në këtë ditë të veçantë. Në mes tyre, është dhe shishja e verës e dhuruar nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Mbi fotot e publikuara, ku shihet në mes të dhuratave dhe i rrethuar nga kolegët, Kalo shkruan se edhe pse vitet po kalojnë, ai ndihet po aq energjik dhe i motivuar për të kontribuar në çdo sekondë të jetës së tij me punë.

“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..

Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre që i mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!”, shkruan Kalo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here