Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mjekut të njohur popullor i konfiskohet 2 mln euro pasuri dhe dënohet me 4.6 vite burg

17:44 / January 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hysri Peqani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim dhe gjobë të akuzuarin Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi”, “Mashtrimi në vazhdimësi”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pastrim i parave”. Gjithashtu, Burdushit do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro vlerë.

Mediat kosovare raportojnë se Burdushi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim 4 vite e 6 muaj si dhe dënimin me gjobë prej 42.000 euro të cilën shumë i akuzuari është i detyruar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Gjithashtu Gjykata njofton se do të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së tij në vlerë mbi 2 milionë euro.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, njofton gjykata.

Po ashtu, konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistolet të tipit ‘’Girsan’’ të kalibrit 9mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen.

“Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Hysri Peqani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.