Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mjeshtri kinez Lui Ruowang në Malësinë e Madhe

16:17 / June 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 56
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Albert Vataj

Kryetari i bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj priti skulptorët, kinezin Liu Ruowang dhe shqiptari-italiani, Alfred Mirashi -Milot, fitues të Konkursit Ndërkombëtarë, “Art në Hapsirën Publike”, shpallur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

“Jam i nderuar që një artist imadh nga një vend i madh do të ketë veprën e tij në Malsinë e Madhe”, tha në fjalën e tij falenderuese, Marinaj, i cili shprehu mirënjohjen artistëve të pranishëm në këtë takim dhe i garantoi atyre mbështetjen maksimale nga insticion që drejton.

Artistët e mirënjohur, punët e të cilëve ndodhen të ekspozuara në hapësira publike në vende të ndryshme të Evropës, por edhe në galeri prestigjioze ndërkombëtare, ndanë me kryebashkiakun, Tonin Marinaj, veçantinë e artit të tyre.

Pavarësisht se cilat janë mjetet shprehëse, me të cilat artisti kinez do të vijë në këtë ballafaqim në Malsinë e Madhe, këtë mundësi skulptori e konsideron si një privilegj. Artisti kinez bëri prezent qasjen e artit modern në hapësirën publike, uniken dhe thellësinë e sublimes së mesazhit që përcjellin, të bëhen një arsye e krijimit të një ndërgjegjeje për vlerat e artit novator, artit që vjen në të sotmen që t’i përkasë të ardhmes, artit që guxon të ngre zërin dhe të akuzojë, artit që sjell një kushtrim, por njëkohësisht prezanton edhe një zgjidhje.

Skulptori kinez, Liu Ruowang ka në simbolikën e artit tij, ujqërit që po vijnë, e cila rreket të krijojë një marrëdhënie që sintetizon simbolikën e agresionit të njeriut në planet dhe reagimin e natyrës si pasojë e prishjes së këtij diversiteti. Një alegori e përgjigjes së natyrës ndaj shkatërrimeve dhe sjelljes asgjesuese të njeriut ndaj mjedisit. “Ulërima” e ujqve në sheshe të qyteteve të ndryshme të Evropës është një alarm, kambanave të së cilës i bie artisti në një nevojë të ngutshme për të reaguar, në një sensibilitet për të rikthyer harmoninë e asaj marrëdhënie që ka bashkëudhëtuar ekzistencën, në qendër të së cilës është njeriu dhe natyra. Ky reagim i komunikimit të artit, si forcë reaguese ndaj mbrojtjes së mjedisit do të sjellë një kambanë të fuqishme në Malsinë e Madhe, si Art në Hapësirën Publike.

Gjithashtu në këtë takim kryebashkiaku, Tonin Marinaj, hodhi idea e një bashkëpunimi, bashkëkoordinimi dhe bashkëprezantimi të artit, atij shqiptarë dhe kinez, përmes komunikimit të garantuar nga artistët. Takimi i sotëm ishte i frytshëm dhe kryebashkiaku Marinaj e vlerësoi këtë takim, duke e konsideruar se komunikimi me artistët është një trajtim i perspektivës së punës sonë.

Lui Ruowang
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.