Mjetet historike të “Peaks of the Adriatic” mbërritën në Shkodër ku kanë dhuruar një spektakël të vërtetë përmes një ekspozite të organizuar nga “Retro Koleksioni shqiptar”.
Të gjithë të apasionuarit dhe nostalgjikët e makinave të viteve ’60 mundën t’i shihnin dhe fotografonin këto mjete që kanë bërë historinë.
Koleksionistët i kanë kushtuar kohë dhe shpenzime personale mirëmbajtjes dhe sjelljes në formë të këtyre mjeteve por serish pasioni, sipas tyre qëndron mbi gjithçka.
Gara shënon si pikënisje Italinë, për të vazhduar me ndalesa në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi e cila përbën dhe pjesën e fundit të itinerarit.