Maskat tashmë janë bërë pjesë e të përditshmes sonë dhe madje shtëpitë e modës janë duke menduar edhe kombinim të saj me veshjen duke e futur në kategorinë e aksesorëve.
Në Shqipëri sot shënohet një javë nga vendosja me detyrim e maskave dhe në ambiente të hapura, por ashtu si në radhet e qytetarëve dhe të deputetëve të Kuvendit gjen dhe të pabindur.
Fotot e LSA vijnë sot nga seanca plenare në Kuvend ku ka dhe rebelë si Lefter Maliqi dhe Fidel Ylli që nuk i tremben virusit. Ndërsa deputeti Korab Lita u shfaq me një barrierë plastike, një lloj i ri maske që po përdoret.
Interesante dhe maska e Ralf Gjonit në të cilën shkruhej: Shqipëria nuk është Bashkimi Sovjetik!”












