Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Modeja Adrola Dushi jep mesazhin e fortë: Seksi është i lirë, ndërsa dashuria një xhep plot mesazhe. Banjot janë kthyer…

14:47 / September 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Adrola Dushi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modelja Adrola Dushi ka në një postim të gjatë në “Instagram” ka shpërthyer kundër mungesës së vlerave në shoqëritë e sotme.

Sipas saj, më shumë i kushtohet rëndësi celularit se familjes, seksit se sa dashurisë.

Androla jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e një djali të Troji, i cili ka ardhur si fryt i dashurisë me ish-bashkëshortin Adis Patushi.

Postimi i plotë i modeles:

Mirësevini në shek.XXI… Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe. Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat. Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode. Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.

Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzënia se sa HIV. Ku njerëzit “vdesin nga frika” ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t’i frikësohen Zotit. Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu. Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.

Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale. Ku prindërit harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithsecilit, sepse janë të zënë me celularët. Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është “të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t’i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme”. Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.

Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë “like” në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga “miqësi boshe”, me “dashuri” të paqarta…Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit. Ku një operacion plastik për të patur trupin “perfekt”, një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë. Ku një foto në palestër ka më tepër “like” se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit. Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me “arsyen” dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër!.


Adrola Dushi 1

Adrola Dushi dashuria Seksi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.