Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Modernizohen Emergjencat Civile, Xhaçka: Shumë shpejt një prej më të mirëpajisurave në Ballkanin Perëndimor

12:15 / July 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
377b37cc 6a41 488f b000 8d9dee59770c 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave të Armatosura do të shumë herë më të mirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave dhe mjetëve të reja të strukturave të emergjencave civile, vlerësoi bashkëpunimin me aleatin e NATO, Turqinë në kuadër të emergjencave civile.

Duke përmendur investimet e viteve të fundit në Forcat e Armatosura, ministrja Xhaçka theksoi vëmendjen që i është dhënë modernizimit dhe riorganizimit të strukturave të EC.

“Të gjithë jemi dëshmitarë sesa shtuar sfidat prej fatkeqësive natyrore. Ligji i ri “Për Mbrojtjen Civile” e vendos theksin tek parandalimi i fatkeqësive dhe ndan përgjegjësi të qarta për pushtetin vendor, siç është përcaktimi 4% i buxhetit vjetor të bashkive për emergjencat, dhe mbi të gjitha krijoi Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC). Pra, nga drejtoria me 7 veta, kemi sot një Agjenci me 120 persona që bën menaxhimin koordinimin dhe trajnimin e strukturave të specializuara për emergjencat civile”, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila njoftoi pajisjen e mëtejshme të Emergjencave Civile.

“Nuk ka sot dëshmi më të qartë të profesionalizmit e nivelit të organizimit që kanë arritur sot Forcat e Armatosura sesa aftësia që ato kanë treguar për të përballuar të papriturat që na ka rezervuar natyra. Unë jam krenare për punën e çdo burri e çdo gruaje në uniformë që e ka bërë të mundur këtë performancë kaq të mirë. Jam krenare që falë punës së tyre, por edhe falë mbështetjes së miqve e partnerëve e të vetë kryeministrit që ka qenë nga mbështetësit kryesorë të transformimit të emergjencave civile, qytetarët shqiptarë mund të jenë sot të sigurt që pavarësisht emergjencës apo fatkeqësisë, ata nuk do të jenë kurrë vetëm në momentin e tyre të nevojës”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Ambasadori i Turqisë në vendin tonë Murat Ahmet Yörük, vlerësoi marrëdhëniet mes dy popujve dhe nënvizoi se vlera e mjeteve, pajisjeve dhe uniformave të reja të dhuruara nga qeveria turke arrin në 1.5 milionë dollarë amerikanë.

Pjesa e parë e grantit të qeverisë turk përbëhet nga 6 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha aparaturat dhe mjetet e nevojshme, mbi 1 300 uniforma për operacionet e kërkim shpëtimit në raste përmbytjesh, tërmetesh apo të shuarjes së zjarreve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.