Aktori Xhevdet Ferri i cili u nda nga jeta një ditë më parë është përcjellë në banesën e fundit në orën 13:00 të ditës së sotme.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të Xhevdet Ferrit u mblodhën familjarë, miq, si dhe figrura të shquara të artit dhe politikë, ndërsa se duket se amaneti i tij kishte qenë të mos përcillet me ceremoni shtetërore.
Ferri u largua nga kjo botë, një ditë më parë, në moshën 59-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme, duke lënë pas të shoqen dhe vajzën, ndërsa prej pak kohësh Ferri ishte bërë edhe gjysh.
Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj.

