Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Momentet e tmerrit/ Rrëfimi rrëqethës: Më jep litarin të shpëtoj çunin…!

17:10 / May 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfonsit dhe bashkëshortja e Enverit Lutfia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse kanë kaluar disa ditë, ku babë e bir dhe një nip i familjes humbën jetën në pus, plagët e familjes për humbjen e tyre ende janë të hapura. E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, mamaja e Alfonsit dhe bashkëshortja e Enverit, Lutfia, tregon të gjithë momentin e trishtë.

Ajo thotë se djali kërkonte me forcë që të pastronin pusin, edhe pse e fejuara i lutej që të dilnin e të bënin pazar dhe tezja (motra e Lutfies) i kërkonte që të ikte nga ajo. Por fati ishte i shkruar, babë e birë, ishin të destinuar për të humbur jetën tragjikisht brenda pusit që ende vazhdon të vadisë të mbjellat.

“Burri nuk donte. Çuni vendosi dhe tha do të pastroj pusin. Në momentin që ne ishim ulur, ky merr pompën dhe shkon te pusi. Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë, kjo ishte hera e parë që ndodhi (pastrimi i pusit). Ai tha ose do e pastroj ose nuk bëj punë të tjera. E mori e fejuara në telefon që të dilnin, jo tha ai sepse do të pastroj pusin. E merrte dhe motra ime në telefon dhe ky prapë thoshte do të pastroj pusin. Nuk e di pse ishte fiksuar për të pastruar pusin.

Mori pompën dhe vajti burri, të tre më pas filluam të pastrojmë. Fillon pompa dhe kishte ujë. Atë ditë që pastruam pusin nuk kishte drita. Djali tha do të marr pompën dhe ta bëj shpejt e shpejt. Më pas ai filloi, burri e nxori dhe ai nuk kishte probleme. Djali tha u asfiksu pompa ngaqë nuk nxirrte ujë. Ndaloi pompa dhe më pas bënë pushim.

Unë merrem me punë dhe erdhën dritat. Unë po bëja drekën gati, kur unë merresha me punët e shtëpisë ata shkuan përsëri te pusi lart. Ndezën pompën, në momentin që ndezën pompën dëgjoj thirrjet e burrit që thotë “hajde se u mbyt çuni”, unë u stresova nuk ecja dot. “U mbyt çuni tha”, çfarë u mbyt çuni thashë unë. Do ti kur bërtet burri futet në pus dhe më tha “më jep litarin të futem të shpëtoj çunin”.

Unë mendova se po loznin me mua. Burri duke hyrë në mes të pusit, më thotë “më jep litarin të shpëtoj djalin”. Thërrit ne për djalin nuk dëgjohej fare. Në moment u hodh në sytë e mi Enveri dhe nuk dëgjoheshin më të dy. Kaloi një komshi këtu dhe i them, “o Neri hajde se ka rënë në pus Alfonsi dhe Enveri” për dhjetë minuta vjen i gjithë fshati. Unë i them më jep litarin se do të hyjë në pus. Në momentin që fusja kokën në ujin e pusit, shikoja shumë tym. Pompa ishte asfiksuar.

Unë zgjas kokën që të futem, ky komshiu tha që nuk bëhet. Arrin i gjithë fshati dhe ata thanë që këtu ka marrë çdo gjë fund. Kalojnë komshiet dhe më thanë që janë gjallë. Unë mbaja shpresën që i kisha gjallë. Ne e kemi bërë vetë atë pus. Pusin e kemi akoma, e mbaj, vadis, na duhet. Kam bërë dhe një pus tjetër që punoj tokën”, tha Lutfia.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.