Monedha euro ka shënuar rënie, duke u barazuar për herë të parë me dollarin amerikan. Sot 1 euro është e barabartë me 1 dollarë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbëhet në lekë me 117.57, njëjtë saç këmbehet dollari me 117.51, i cili ka pësuar rritje.
Kompanitë dhe konsumatorët europianë do të paguajnë me shumë për mallrat dhe shërbimet që importohen, ndërsa eksportet europiane në tregjet ndërkombërtare do të bëhen më të lira.