E menjëhershme ka qenë replika e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama se “Monika i është qepur me tigan nga pas dhe do peshk”.
Kryemadhi tha nga takimi me disa gjimnazistë të Tiranës se Rama do të digjet në tiganin e shqiptarëve pasi ka bërë shumë “zullume” në këtë vend.
“S’ka gjë, s’ka gjë se te tigani i shqiptarëve do digjet ai me gjithë këto zullume që bën ato do përcëllohet”, u shpreh kryemadhi në takimin me të rinjtë.
Lexo edhe: Edi Rama sulmon Monika Kryemadhin: Na është qepur me tigan e do peshk! Nuk e ha njeri…