Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi për mediat se lideri i opozitës sot është ish-kryeministri Sali Berisha.
Ajo theksoi se Berisha gëzon respektin e saj për faktin se nuk ra pre e shantazheve dhe e presioneve.
“Lideri i opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë.
Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. A na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi”, tha Kryemadhi.
