Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka telefonuar ‘live’ në emision kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi
“I marrim votat dhe hajde e bëjmë. A është partia më e madhe? I takona tij për të qenë kryeministër. Kemi firmosur më 23 prill 2019, në Hotel Tirana, kemi firmosur marrëveshjen për koalicionin zgjedhor, politik etj. Është PDIU, Republikanët, jemi ne, janë të gjitha partitë”, tha Kryemadhi.
Në këtë kohë, kryetari i PD, Lulzim Basha i telefonon partneres së tij në koalicion, e cila nuk nguroi ti përgjigjej.
“Jam te Çim Peka. Jemi LIVE”, i tha Kryemadhi-Bashës, duke mbyllur më pas telefonin.
