Në një takim me strukurat e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar të gjithë ata kandidatë të LSI që presin të bëjnë betimin si deputet në Kuvend, se një gjë e tillë nuk do të falet.
Në fjalën e saj kryemadhi tha se të gjithë ata që këkrojnë të përdorin logon dhe simbolet e LSI, të jenë të kujdesshëm, pasi ato janë të pacenueshme.
“Ne e dimë të gjithë ata që kërkojnë të përdorin emrin dhe simbolin e LSI të jenë të kujdeshëm, se s’ka për t’jua falur asnjë LSI. LSI dhe flamuri LSI janë simbole të pacenueshme.
Tradhëtinë të gjithë e përdorin, por tradhtarin asnjë nuk e do”, deklaroi Kryemadhi.