Monika Kryemadhi ka treguar sonte pse ka filluar palestrën. Janë të shumta postimet e saj në rrjetet sociale ku tregon kujdesin për fizikun. “Kur po kthehesha nga Gjermia tentova të ngre valixhen e dorës te kabina avionit dhe nuk kisha fuqi, nuk më kishte ndodhur më parë pasi kam qenë shumë e fuqishme, aty ndjeva momentin e fundit sesi mund të isha aq pa fuqi. Kur u ktheva ja tregova doktoreshës atë që më kishte ndodhur dhe ajo më tha ti nuk ke më muskuj, je vetëm një skelet me lëkurë”- tregoi Kryemadhi për emisionin “Fit”.
E pyetur nëse bashkëshorti Ilir Meta e suporton në këtë rrugëtim, Kryemadhi u përgjigj se bashkë jemi në garë duke zbuluar njëkohësisht dhe suportin që ai i jep.
“Bashkë jemi në garë përsa i përket aktivitetit fizik, Iliri bën vetë shumë ecje, sport dhe ndjek regjimin fasting në ushqyerje. Por është suportuesi im më i madh”- tha Monika Kryemadhi.