Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi sot se koalicioni me Berishën në zgjedhjet e pjesshme ka ardhur në mënyrë shumë natyrale.Objektivat sipas Kryemadhit janë të merren bashkia e Shkodrës dhe e Durrësit në këto zgjedhje.
“Çfarë demokracie është kjo ku nuk i ofrohet garanci njerëzve që të mos garohet në mënyrë të barabartë. Unë mund të kandidoj si e pavarur, nuk mund të ma heqësh të drejtën të mos garoj si e barabartë. Mesazhi politik i Bashës dhe selisë së tij është të identifikojë Shtëpinë e Lirisë me Berishën. Kjo është çështje mesazhi. Nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Sali Berishën. Këtu është tre çereku i Shqipërisë non grata. Po Vangjush Dako që bën fushatë nuk është non grata?! Po Tom Doshi nuk është non grata?! Zoti Berisha e ka bërë të qartë se çështja non gratës nuk përbën pjesën tjetër. Për koalicionin nuk kemi komunikuar fare. Kjo është puna e kandidatëve në zonë. Këtë çunin e Lushnjës e kam takuar para 2 ditësh, është një djalë që vjen nga PD.
