Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Monika Kryemadhi vendos maskën:Vetëm partia ma mbledh, jo njeri tjetër

12:52 / November 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi mediat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

LSI zhvillon sot zgjedhjet për strukturat e saj, ku është parashikuar dhe votimi online.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është parë për herë të parë me maskë, por tha se ia mblodhi partia. Me një maskë të kuqe dhe moton e LSI ajo tha para mediave se shqiptarët nuk i mund as koronavirusi dhe as diktatura.

“Partia ma mbledh nuk ma mbledh njeri tjetër. Sërish vazhdoj të mendoj se maska është një element që njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë jo se i kërcënojnë. Shqiptarët nuk i mund as koronavirusi, as diktatura. Shqiptarët brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, dhe mbi të gjitha lidhjen dhe forcën me njëri-tjetrin.

Sot unë dhashë si të gjithë anëtarët e tjerë të LSI. Ndjej kënaqësi që në listën për delegate shikoj shumë gra dhe të rinj që i janë bashkuar LSI gjatë kohës së opozitës. Unë sot kandidoj për t’u riemëruar, por po pres me padurim zgjedhjen e strukturave drejtuesve që do dalin nga ky proces, që do drejtojnë LSI-në në misionin kombëtar për t’u dhënë shqiptarëve punësim, arsimin e merituar, dhe standard jetese.

Doja të kisha një përgëzim për votimin online, që ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe për shumë të rinj dhe të reja që janë në emigracion dhe do të kthehen. Jam i lumtur për ata të rinj që kanë pushtuar zyrat e LSI me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Ekipi i LSI me studentët e LRI i kanë dhënë mesazh politikës shqiptare. Për të realizuar zgjedhje të lira do të thotë të duash vendin tënd. Rinia shqiptare jo vetëm është energjia, është zemra e popullit shqiptar”, tha Kryemadhi.

Përsa i përket platformës online ajo tha se LSI është forca e parë e cila ka krijuar votimin elektronik “një anëtar një votë” që në vitin 2004.

“Jemi forca e parë politike që kemi krijuar votimin elektronik “një anëtar një votë” që në 2004-n, jemi të parët që kemi krijuar kuotat gjinore 50 për qind, dhe përfshirjen në 30 për qind të LRI në strukturat drejtuese. Në kuadrin e pandemisë ne e kishim të domosdoshëm. Kjo gjë na dha mundësinë për t’u ristrikturuar. Ky proces tregoi që njerëzit janë të etur për të pasur një përfshirje, për të qenë vendimmarrës, dhe jo për të lënë fatin e tyre në dorën e një kupole njerëzve. Ne jemi gjithmonë zgjidhja e problemit”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.