Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”. Aktorja e njohur, spikati për tipin sportiv dhe pa tabu që transmetoi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, por edhe jashtë saj.
Sëfundmi në rrjetet sociale, ajo ka qenë në kërkim të një partneri. Sipas saj, partneri i saj i ardhshëm duhet të ketë tre kritere.
“Do të doja të kisha një burrë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder”, shkruhet në postimin e saj në rrjetet sociale.
Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë xhiron e rrjetit kërkesa specifike që ajo ka për partnerin e saj. Vetëm pak kohë më parë, ajo u shpreh rreth jetës së saj private, por edhe rreth rritjes së vajzës së saj.
“Unë doja ta rrisja Tean, njësoj si më rritën mua dy prindërit e mi, të lirë, pa paragjykime. Tea është nga ato vajza që sot, ajo kërkon që unë të jetoj. Domethënë ‘më ke rritur shumë mirë, më ke dhënë edukatë shumë të mirë, jam shkolluar vetë’. Është shkolluar vetë me forcat e veta, ka ikur nga Shqipëria që në moshën 19 vjeç, sot ka arritur atje ku është, por gjithmonë edhe kur ishte në gjimnaz, i rija si ato mamat mbrapa pemës, i thosha shiko jetën tënde dhe lere jetën time. Mos u kufizo dhe gjej një njeri që të të dojë ty dhe kjo është lumturia ime më e madhe, sepse duke të të dashur ty, unë jam kaq e ngopur nga jeta dhe do vazhdojmë një jetë të gjithë së bashku”.