Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Monstra i dënuar përjetë që tronditi vendin, i vë flakën qelisë në Fushë-Krujë

17:04 / May 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shpetim ziza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monstra që tronditi vendin vite më parë, Shpëtim Ziza, i dënuar për jetë pasi përdhunoi dhe vrau 10 vjeçarin Besim Çenga në 2007, i ka vënë sot flakën qelisë së burgut të Fushë-Krujës.

Sipas News 24 ai ka marrë lëndime në trup dhe është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Nuk është hera e parë që Ziza përpiqet të vetëlëndohet, pasi edhe më parë ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Prej kohësh ky i fundit mbahej në izolim,

NGJARJA e 2007

Shpëtim Zisa, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga. Vrasja e të miturit ndodhi në Peshkopi në vitin 2007, por familja e të akuzuarit nuk e pranoi asnjëherë implikimin e djalit në krimin makabër.

Në vitin 2007, policia e Dibrës arrestoi Shpëtim Zizën nën dyshimet se ishte autor i vrasjes së 10-vjeçarit Bekim Çenga. I akuzuari, banor i lagjes “Kamen” në qytetin e Peshkopisë, fqinj me viktimën, u pretendua se e ka pranuar kryerjen e krimit, duke pohuar se e kishte përdhunuar, goditur e më pas mbytur fëmijën me lidhëse këpucësh. Megjithatë, policia tha se 19-vjeçari është një i sëmurë psikik me kartelë mjekësore.

Trupi i pajetë i 10-vjeçarit Bekim Çenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 kilometra larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007.

Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Çenga, banor i lagjes “Kamen” të qytetit të Peshkopisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.