Morena Taraku ka vendosur të bëj një ndryshim në pamjen e saj duke ndryshuar ngjyrë e flokëve. Deri tani e kemi njohur si vajza me flokë të zinj, e cila ka transformuar pamjen shpesh duke i shkurtuar apo zgjatur, por tek ngjyrat ka qenë më e përmbajtur. Sot vetë këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me flokë më të çelur duke zbuluar kështu pamjen e re që ka marrë.
Edhe pse ka dukshëm një ndryshim në imazhin e saj, Morena vazhdon të jetë po aq simpatike dhe duket se kjo ngjyrë i shkon edhe më shumë se e para. Nuk dimë të themi nëse do kemi sërish surpriza nga ajo përsa i përket ‘look-ut’, por mbetemi në pritje.