Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mori 106 vota në Kuvend, Ilirjan Celibashi merr zyrtarisht nesër detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve

15:35 / October 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilirjan celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia e dorezimit të detyrës për Komisionerin Shteteror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. 

Mësohet se kjo ceremoni do të mbahet në orën 10:00, ku kryetari i KQZ-se në perfundim të mandatit, Klement Zguri do i dorëzojë stafetën Celibashit.

Ceremonia do të zhvillohet ne ambjentet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

KUSH ËSHTË CELIBASHI

Kujtojmë se dje me vota maksimale, deputetët votuan në krye të institucionit më të rëndësishëm të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, figurë e cila mori edhe pëlqimin e opozitës jashtë parlamentare. Deputetët e pranishëm në seancë i dhanë besimin me 106 vota pro, Celibashit në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi vjen nga një eksperiencë e gjatë si jurist i spikatur dhe me administrimin e zgjedhjeve. Kujtojmë se ka drejtuar KQZ në periudhën 2001 – 2006, ku përgatiti dhe administroi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2001 dhe 2005, si dhe Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2003. Në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 qershorit 2013, z. Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste, ndërsa mori postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Tashmë ai do të mbajë detyrën e Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve me një mandat 7-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Komisioneri Shtetëror është organ monokratik me kompetenca kryesore, drejtimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë se administratës zgjedhore gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet. Struktura e KQZ-së së re përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.

Lealba Pelingu është zgjedhur me 105 vota në postin e nënkomisionerit shtetëror të zgjedhjeve. Zonja Pelingu vjen nga radhët e PD-së, pasi ka mbajtur postin e drejtueses së Departamentit antikorrupsion në Partinë Demokratike. Emra të njohur gjithashtu janë miratuar edhe në përbërje të Komisionit të ri Zgjedhor, ndër to edhe avokati i njohur Ledio Braho. Kujtojmë se Braho ka bërë mbrojtjen e ish-deputetit Ervin Salianji në çështjen e njohur si dosja “Babale”.

Pjesë e listës së re përbërëse janë edhe Elvis Çefa ish-nën kryetar i KLD, si edhe Helga Vukaj , ish-ministre e Financave në qeverinë teknike të 2017, e cila ka punuar për vite me radhë në administratën e lartë shtetërore, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Nga 2027 bileta elektronike në autobusë, lëvizja e tyre do të ndiqet në kohë reale përmes Google Maps

14:10 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin e ri me buxhetin 2027

12:50 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.