Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mori 153 mijë Euro nga shitja e pronës, ku përfunduan paratë e vëllait të tre motrave?

19:35 / May 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Remzija beson se motra e saj, Bahrija me të cilën përballet në “Shihemi në Gjyq” ka qenë në dijeni të shitjes së pronave familjare nga vëllai i saj. Moderatori i programit “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan merr situatën në dorë dhe nis të pyesë Bahrijen nëse ajo ka qenë në dijeni kur është shitur prona, gjë të cilën ajo e mohon.

Pavarësisht përgjigjes të së motrës, Remzija thotë se nuk e beson dhe nuk ka për t’ia dhënë paratë e qirasë së pronës së përbashkët që kanë blerë. Për të sqaruar situatën, Eni Çobani nis të shpjegojë se veprimet janë kryer nga kunata e tyre, e cila ka përfituar nga gjendja e pamundur mendore e vëllait të saj.

Pasi mori pronën prej burrit të saj në muajin Janar me anë të kontratës së dhurimit, në muajin Mars ka kryer shitjen e banesës.

Eni Çobani: Në 6 Mars, zonja Remzije që ju ta dini, kjo banesë e dhuruar në Janar kalon në emër të zotit Bardhyl Hasanpopaj dhe Arteida Asllani, prapë te Sevdije Krasniqi. Pra të gjitha veprimet kanë ndodhur te Sevdije Krasniqi që është një notere e Prishtinës. Tani, çfarë ndodh??

Kemi këtu të përfshirë brenda kësaj shitjeje që vëllai juaj i ka dhënë bashkëshortes së vet sepse akoma s’i kemi të ndarë, janë ndarë në Korrik, veprimet kanë ndodhur në Janar dhe në Mars. Atëherë, çfarë ndodh?

Zotëria, pas kësaj shitjeje ka marrë në llogarinë e vet, për këtë banesë 153 mijë Euro. Tani Faik Retkoceri, ka marrë edhe zonja e tij një shumë 153 mijë Euro se flasim për një vend ndoshta shumë të preferuar në Prishtinë.Tani 153 mijë Euro, e di ti që ai zotëria po prapë…

Remzija nis të kundërshtojë duke thënë se nuk do të njohë askënd, por ndërmjetësja i shpjegon se çfarë ka ndodhur me paratë e vëllait të saj që ka marrë nga shitja e pronës. Çobani nis  t’iu bëjë thirrje Bahrijes, Remzijes dhe Sadijes, e cila ndodhet në publik që mos të rrinë duarkryq por të bëjnë diçka  për nënën e vëllain e tyre.

Eni Çobani: Po në Prill të këtij viti është vënë me qera prona tjetër që i është dhuruar zonjës kundrejt një personi tjetër. Pra Faik Retkoceri sot zonjë, nuk ka asgjë, është zhveshur nga prona, është sot në rrugë bashkë me zonjën Metije Retkoceri dhe unë nuk e di se si ju 3 motra jeni akoma në këmbë, qëndroni këtu përballë njëra-tjetrës, flisni me këtë gjuhë të ashpër ndërkohë që vëllain të sëmurë me shëndet mendor dhe nënën tuaj e keni në rrugë sepse të gjitha gjërat ia ka marrë kjo zonja te notere Sevdije Krasniqi. Tani ka marrë 153 mijë Euro Faik Retkoceri në datën 5 Prill të vitit 2019 dhe në të njëjtin orë e në të nëjtin moment, Faik Retkoceri ia ka kaluar zonjës së tij po në numër llogarie./tvklan

Eni Cobani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.