Policia e Fierit bën të ditur se ka vënë në pranga një 30-vjeçare pasi gjykata e Apelit të Vlorës e ka dënuar me 8 vite burg për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.
Bëhet fjalë për Migena Kajollin, e cila bashkë me të shoqin Fisnikun, morën në total 200 mijë euro duke premtuar punë një kompani.
NGJARJA
Ngjarja u bë publike në maj të 2018-tës, kur burrë e grua u arrestuan pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, ku premtonin punë në kompani private, duke marrë shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët. Çifti nga Dërmenasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Ata u premtonin qytetarëve se do punësoheshin në kompanitë private të naftës dhe I merrnin nga 2-3 mijë euro secili.
Për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte mar paratë se në telefonin e tye do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Dhe pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tye për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej. Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi I niste 27-vjeçarja Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë jua kishin marrë në formë borxhi.
Finsik dhe Migena Kajolli nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’i bënin aksioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin marrë. Prokuroria ka arritur të mbledhë një sër provash, duke filluar nga aktet noteriale deri te mesazhet telefonike që vërtetojnë këtë skemë mashtrimi. Dyshohet se çifti Kajolli përgjatë dy viteve ka përfituar rreth 200 mijë euro nga kjo skemë mashtrimi.
